Vritet me armë zjarri një 20-vjeçar
Një 20-vjeçar u qëllua me armë zjarri në rrugë, në zonën rezidenciale të Wolverhampton, në Britani. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes dhe i riu mbeti fillimisht i plagosur. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ndërroi jetë mesditën e së shtunës.
Fillimisht u mendua se të shtënat kishin ndodhur në spitalin New Cross që ndodhej disa metra nga vendi i ngjarjes. Megjithatë policia sqaroi në fakt kishte ndodhur në rrugë.
Siç shkruan britanikja The Guardian, banorët e zonës u shprehën të shokuar nga kjo vrasje që ndodhi jashtë dyerve të tyre dhe treguan se viktima ishte rritur në këtë zonë.
Nga ana e saj policia tha se hetimet ishin ende në fazë paraprake dhe se detektivët po trokasin derë më derë për të zbuluar rrethanat e këtij atentati.
Ngjarja vjen pas një sulmi me armë të ndodhur në një lokal nate në Wolverhampton më 14 Korrik, pas të cilit policia beson se qëndrojnë bandat e dhunshme.
Dy muaj përpara kësaj, një 15 vjeçar u godit për vdekje me thikë pranë shtëpisë së tij. Megjithatë kreu i policisë së qytetit tha se është ende herët për të përcaktuar nëse vrasja e 20-vjeçarit është e lidhur ose jo me ngjarjet e mëparshme.
/tvklan.al