
Vritet me armë zjarri një 40 – vjeçar
Një 40 – vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Viktima është Ilir Alija. Ai u ekzekutua në lagjen “Qemal Stafa” nga persona ende të pa identifikuar.
Në vendngjarje ka shkuar policia ndërsa në dalje të qytetit janë ngritur pika kontrolli.
Në pyetje po merren edhe familjarët e viktimës me qëllim zbulimin e konflikteve të mundshme që mund të ketë patur 40 – vjeçari dhe dyshimet e tyre rreth autorit./tvklan.al