
Vritet drejtori i OSHEE-së dhe biznesmeni në Vlorë
Drejtori i OSHEE Vlorë dhe një biznesmen kanë mbetur të vdekur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës pasi u qëlluan me breshëri automatiku, në një lokal në “Sheshin e Flamurit”.
I vrarë në vendngjarje ka mbetur drejtori i OSHEE-së Vlorë, Roland Saliu, 44-vjeç, ndërsa pak minuta më vonë në spital ka ndërruar jetë edhe biznesmeni Erven Hyseni, 40-vjeç, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe i televizionit "Vlora". [caption id="attachment_282741" align="aligncenter" width="803"]
Roland Saliu, drejtor i OSHEE Vlorë
[/caption] Roland Saliu erdhi në detyrë si drejtor i OSHEE-së Vlorë në nëntor 2015-ës. [caption id="attachment_282753" align="aligncenter" width="804"]
Erven Hyseni, biznesmen
[/caption] Autorët raportohet se kanë qëlluar me breshëri automatiku nga një automjet në lëvizje. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj. Policia ka ngritur post-blloqe në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës dhe ka konfiskuar pamjet e kamerave të sigurisë në lokal. Tvklan.al sjell foto dhe video nga vendngjarja./tvklan.al
