I sëmuri mendor vret me sëpatë bashkëfshatarin


I sëmuri mendor vret me sëpatë bashkëfshatarin

11:47 25/01/2018

Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të enjte në fshatin Zdrajç të Librazhdit. Burime paraprake të policisë thonë se viktima është Idriz Bica, 50-vjeç.

Ai dyshohet se është vrarë me sëpatë nga 50-vjeçari Fiqiri Askurti, për të cilin policia sqaron se dyshohet të jetë i sëmurë mendorë. 

Paraprakisht, ngjarja besohet të ketë ndodhur gjatë kohës që viktima po pastronte rrugën në këtë fshat. Autorit i ka dalë 50-vjeçarit përpara dhe i ka kërkuar llogari se përse po kalonte nga rruga e shtëpisë së tij. Më pas dyshohet se e ka goditur në kokë me sëpatë, duke e lënë të vdekur.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa autori u arrestua pak kohë pas ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme