Vritet me thikë 29 – vjeçari, policia: Viktima akuzoi autorin se i kishte ngacmuar motrën


Vritet me thikë 29 – vjeçari, policia: Viktima akuzoi autorin se i kishte ngacmuar motrën

15:30 21/09/2016

Një i ri është vrarë në fshatin Llallë, të Gramshit.

Sipas policisë, 29 - vjeçari Ardian Mesiti është gjetur nga banorët e zonës, ndërsa ishte vrarë herët në mëngjes me thikë.

[caption id="attachment_222267" align="aligncenter" width="731"]Ardian Mesiti Në foto: Ardian Mesiti[/caption]

Pas vetëm pak orësh, policia mundi të arrestonte autorin, Arlind Llalla, 25 - vjeç.

Zyrtarisht mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe viktimës, ku ky i fundit e akuzonte se i kishte ngacmuar motrën, 20 - vjeç.

Policia sqaron se fillimisht Arlind Llalla, sëbashku me Xhulian Kokomecin kishin lënë një takim, në një lokal me Ardian Mesitin, në hyrje të fshatit, për të sqaruar pretendimet e 29 - vjeçarit se Llalla i kishte ngacmuar motrën.

Kamerat e lokalit kanë fiksuar momentin e parë të zënkës mes tyre.

Konflikt, pas 30 minutash është zhvendosur 1 kilometër larg lokalit, ku Ardian Llalla ka goditur 3 herë me thikë Ardian Mesitin.

Xhuljan Kokomeci, 39 - vjeç është arrestuar për moskallëzim krimi.

Në momentet e para, nga Policia e Elbasanit u tha se ngjarja mund të kishte ndodhur për parcelat me kanabis, derisa u arrit të sqarohej plotësisht me deklarimin e dy të arrestuarve.

Në vendin ku ndodhi krimi policia gjeti: një motor, një aparat celular që dyshohet se i përkasin viktimës, si dhe një xhup të zi dhe një aparat celular, që dyshohet se i përkasin autorit.

Tv Klan





Të ngjashme