Vritet në atentat gazetari i njohur investigativ


Vritet në atentat gazetari i njohur investigativ

11:39 20/07/2016

Gazetari i njohur investigativ, Pavel Sheremet është vrarë mëngjesin e sotëm në një atentat në qendër të Kievit.

Sheremet, i cili punonte për gazetën ukrainase online

Ukrayinska Pravda

, ishte nisur për në punë më makinën e pronarit të medias në fjalë, kur kjo e fundit shpërtheu në flakë.

Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ukrainase.

Sipas “The Guardian”, dëshmitarë thanë se dëgjuan një zhurmë të fortë dhe panë shpërthimin që ndodhi poshtë makinës.

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Groysman, me anë të një postimi në rrjete sociale shkruajti:

“Dita nis me një lajm të tmerrshëm. Gazetari ukrainas Pavel Sheremet mëngjesin e sotëm është vrarë”

.

sheremet

Themeluesi i gazetës

Ukrayinska Pravda,

Georgiy Gongadze, gjithashtu gazetar investigativ, u vra 16 vite më parë. Trupi i tij u gjet pa kokë në një pyll jashtë Kievit. Kjo ngjarje ndihmoi në përshkallëzimin e revolucionit portokalli në Ukrainë.

44 – vjeçari Sheremet, me origjinë nga Bjellorusia u burgos nga qeveria e këtij vendi në 1997 – ën, duke shkaktuar një incident ndërkombëtar mes Bjellorusisë dhe Rusisë.

/tvklan.al





Të ngjashme