Vritet në hyrje të restorantit të tij emigranti shqiptar
Një 59 – vjeçar shqiptar, pronar i një restoranti në Detroid të Amerikës mbeti i vrarë mëngjesin e së enjtes në një tentativë grabitje.
Sipas mediave amerikane, Frano Juncaj u qëllua me një plumb në kraharor rreth orës 9:30 me orën lokale, teksa ndodhej në derën e restorantin e tij “Coney Island”.
Juncaj mësohet se e drejtonte këtë biznes sëbashku vëllain e tij, Tony Juncaj prej më shumë se 35 vitesh. Ata kishin emigruar nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1975.
Policia tha se ngjarja duket të jetë një tentativë grabitje dhe se autorin mund ta ketë kapur paniku ose e njihte viktimën.
“Detroid Free Press”
shkruan se Juncaj ishte një njeri mjaft i dashur për komunitetin atje, një njeri punëtor, i qetë dhe i dashur./tvklan.al