Vritet një 30-vjeçar në kryeqytet
Një konflikt mes dy të rinjve, për shkaqe ende të panjohura, çoi në vrasjen me thikë të një 30-vjeçari në kryeqytet. Ngjarja e rëndë, sipas policisë së Tiranës, ndodhi mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Bego Hoxha”, në zonën e Kombinatit.
30-vjeçari me iniciale H.H mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ndërroi jetë mëngjesin e së premtes.
Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është një 25-vjeçar me iniciale M.S. Ai është shpallur në kërkim nga policia, e cila thotë se po punon intensivisht për kapjen e tij.
/tvklan.al