Vritet një shqiptar në Greqi


Vritet një shqiptar në Greqi

18:31 21/12/2016

Një emigrant shqiptar është vrarë Greqi. Mediat helene shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është qëlluar me çifte në kokë dhe në bark.

Nga hetimet e para mësohet se gjithçka ka nisur pas konfliktit që pati me një person tjetër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Artemida, zonë periferike në Athinë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, autori nuk njihej nga banorët e zonës dhe pas vrasjes u arratis me makinë.

Banorët i kanë treguar autoriteteve targën e automjetit të tij. Paraprakisht, sipas mediave helene, grindja ka nisur për një shumë parash. /tvklan.al






Të ngjashme