Vritet një udhëheqës i ISIS në Afganistan
Zyrtarë të ushtrisë amerikane dhe asaj afgane konfirmuan sot se një udhëheqës i Shtetit Islamik në Afganistan u vra nga një sulm ajror në provincën Kunar, në lindje të vendit.
Emir Abdul Rahman u vra së bashku me tre anëtarë të lartë të ISIS-it ditën e enjte.
Mendohet se ai ishte kandidati kryesor për t’u bërë udhëheqësi i përgjithshëm i ISIS-it në Afganistan, pas vrasjes së Abu Sayed muajin e kaluar nga një tjetër sulm ajror amerikan. /voa