Vritet përfaqësuesja e LGBT
Një 21 –vjeçare përfaqësuese e komunitetit LGBT është qëlluar nga policia në Georgia në SHBA.
Scout Schultz, e cila mbante një thikë në dorë ka refuzuar t’i bindet policisë në Kampusin e Universitetit në Atalanta.
Edhe pse policia ka tentuar disa herë ta bindë Scout Schultz që të hidhte thikën, ajo ka refuzuar dhe i ka bërë thirrje policisë që të qëllonte mbi të.
Nëna e Schultz tha se policia nuk duhet ta qëllonte me armë vajzën e saj, por duhet të kishte bindur atë që ajo të hidhte thikën.
Në një video të filmuar nga studentët e tjerë të Institutit të Teknologjisë në Gerogia, Schultz dëgjohet duke thënë “Më qëlloni!” dhe duke iu afruar oficerëve të policisë dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të asaj.
https://www.youtube.com//embed/NeSzAJv6naY
Nëna e Schultz, Lynne tha se vajza e saj vuante nga depresioni dhe kishte tentuar vetëvrasje dy vjet më parë.
Pas vrasjes, u verifikua se studentja nuk kishte armë, pavarësisht asaj që u raportua në polici. 21 -vjeçarja që studionte për Inxhinieri Kompjuterike humbi jetën në spital.
Kjo nuk është hera e parë që policia amerikane qëllon menjëherë për vdekje persona të cilët i konsideron të rrezikshëm.
Në muajin Shtator një 31- vjeçar u qëllua për vdekje nga policia brenda shtëpisë se tij. Efektivët mendonin se ai ishte i armatosur kur në fakt i riu nga Bronxi mbante një pistolete lodër.
/tvklan.al