Vritet punonjësi i Gardës së Republikës Ylber Rodoni (30 Gusht 1998)
Kriminelët vrasin një punonjës së Gardës së Republikës. Ylber Rodoni është qëllar për vdekje nga persona ende te pa identifikuar nga policia. Ata kanë qëlluar me armë 36 vjeçarin i cili ishte i martuar dhe me dy fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së Rodonit tek “21 Dhjetori” ku personat e panjohur i janë afruar shtëpisë dhe kanë dashur të vjedhin makinën e të riut në mesnatë. Ylber Rodoni ka dalë jashtë për të parë dhe vrasësit kanë qëlluar me armë duke e lenë të vdekur. Ajo çfarë kërkohet nga familjarët e tij është gjetja e autorëve të cilët dhe pse morën një jetë njeriu, nuk nguruan të vidhnin makinën./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili