Vuanin nga sëmundje mendore, dy persona vrasin familjarët e tyre (7 Mars 2001)
Një person me të meta mendore është vrarë mbrëmë vonë nga i vëllai. Krimi brenda familjes ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në Durrës. 28-vjeçari Gëzim Ibrahimi ka ekzekutuar me automatik pas një grindje të çastit të vëllanë, Shkëlqimin 30 vjeç i cili vuante nga një sëmundje me të meta mendore. Vetë vrasësi i të vëllait në momentin e arrestimit nga policia durrsake tha vetëm se vrasja u bë në grindje e sipër.
Dy vëllezërit Ibrahimi banonin në të njëjtën shtëpi, pikërisht në këtë rrugicë pranë ish frigoriferit. Sipas autorit të vrasjes ka qenë viktima që e ka acaruar sherrin pasi e ka kërcënuar me një pirun të gjatë kuzhine. Në nerva e sipër, Gëzimi ka zbrasur një karikator të tërë mbi të vëllain Shkëlqimin.
Po mbrëmë rreth orës 23:00 tashmë në Shkodër, një tjetër person me probleme mendore është protagonist i një krimi familjar, por kësaj radhe i sëmuri është vrasësi dhe viktima motër e tij. 8-vjeçari, i sëmurë mendor ka qëlluar të motrën e tij për vdekje me pistoletën e të atit që e mbante pa leje. Policia Shkodrane këto vrasje brenda familjes e komentoi si të paparamenduar si rrjedhojë e krizës së vogëlushit të sëmurë mendor./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj