Vuçiç kundër planit për rishikimin e kufijve


Vuçiç kundër planit për rishikimin e kufijve

16:45 02/10/2018

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç bën një hap prapa në planin për rishikimin e kufijve. I pyetur nga mediat serbe pas takimit me homologun rus Vladimir Putin në Moskë, Vuçiç mohoi ta kishte shtruar për diskutim këtë temë.

“Nuk kam asgjë për të thënë për planin që u refuzua nga vendet e Bashkimit Europian, nga shqiptarët dhe serbët. Mendova se ishte një zgjidhje racionale por që askush tjetër nuk e pranoi.”

Kreu i shtetit serb e sheh shumë të largët zgjidhjen e çështjes së Kosovës pavarësisht përpjekjeve për një marrëveshje që garanton stabilitetin e rajonit. Me Putinin tha se kishte diskutuar për tensionet në veri të Kosovës pas vizitës së Thaçit dhe provokimet e vazhdueshme që i bëhen Serbisë, por nuk pranoi të hynte në detaje.

Tërheqja e Vuçiçit vjen pasi javët e fundit, Presidenti kosovar Hashim Thaçi qartësoi propozimin e tij për kufijtë, duke thënë se palës serbe do t’i propozonte vetëm bashkangjitjen e Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën dhe kurrsesi shkëmbimin e territoreve.

Tv Klan






Të ngjashme