Vuçiç: Do të bëjmë çmos për të shmangur konfliktet në Ballkan
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot në Berlin para takimit me kancelaren Angela Merkel se Gjermania është partneri më i rëndësishëm për Serbinë dhe se vendi i tij do të bëjë çmos për të shmangur çdo lloj konflikti në Ballkan.
Vuçiq theksoi se
“Serbia është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit dhe se çdo lloj konflikti në Ballkan do t’i kthejë vendet dhe kombet tona në 100 vitet e fundit”./
Klan Kosova