Vuçiç: Nuk jam i sigurt nëse serbët do të mbështesin marrëveshjen


Vuçiç: Nuk jam i sigurt nëse serbët do të mbështesin marrëveshjen

15:38 26/08/2018

Diskutime por asnjë rezultat në takimin e Alpbahut mes presidentit kosovar Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç. Kreu i shtetit serb tha në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror të Serbisë se me Thaçin nuk e kishte gjetur gjuhën e përbashkët për propozimet e diskutuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Aleksander Vuçiç, president i Serbisë:

Unë shpresoj të jemi në gjendje t’i vazhdojmë këto bisedime. Nuk mund të zbuloj detaje për çfarë është diskutuar, sepse për asgjë nuk është rënë darkord.

Vuçiç pranoi se shprehte gjithnjë pesimizmin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse të dyja palët shprehin qëndrime të ndryshme. Megjithatë shpresën nuk e mohon se e ka.

Aleksander Vuçiç, president i Serbisë:

Mbeten pesimist pasi shoh shumë probleme me të cilat përballemi dhe nuk i jam i sigurt nëse qytetarët serbë do ta mbështesin plotësisht marrëveshjen. Megjithatë ne do të arrijmë ta zgjidhim problemin që ka ekzistuar për më shumë se dy shekuj.

Që takimi i Alpbahut ishte i vështirë, këtë e konfirmoi edhe presidenti kosovar Hashim Thaçi, i cili tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në një fazë tepër të rëndësishme.

 “Edhe nëse një marrëveshje e tillë do të mund të bënte edhe korrektim të kufirit dua të siguroj të gjithë se marrëveshja potenciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë skenar nuk do të jetë në linja etnike. Kosova do të mbetet shoqëri multietnike dhe do të vazhdojë ti mirëmbajë standardet më të larta në kuptim të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve. Parimi i njëjtë do të vlejë edhe për Serbinë”.

Dy liderët do të takohen në 7 Shtator në Bruksel, në raundin e radhës të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë europiane Federika Mogerini.

Tv Klan






Të ngjashme