Vuçiç: Së shpejti do të shkoj në Kosovë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se së shpejti do të jetë në Kosovë për të folur me popullin serb.
“
Unë së shpejti do të jem në Kosovë, dua të flas me popullin, çfarë mund të bëjmë, edhe nëse nuk kemi autoritet efektiv”
, tha ai.
Kjo deklaratë e kreut të shtetit serb erdhi në ditën kur u vra udhëheqësi i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç./klankosova