Vuçiç: Serbia ka testuar më shumë sesa gjithë ish-Jugosllavia dhe Shqipëria
Presidenti i Serbisë Vuçiç ka përmendur si rast Shqipërinë kur është pyetur për numrin e testeve dhe se nuk po kujdesej sa duhet për te verifikuar praninë e koronavirusit në popullin serb.
Vuçiç ka thënë se në Serbi kishin testuar më shumë individë në rajon.
“Serbia ka testuar më shumë sesa tërë ish-Jugosllavia plus Shqipëria. Pse duhet të vdesin atje kaq shume njerëz, kur askush nuk është testuar? Më lejoni të përsëris: kemi realizuar 428,000 teste për Covid-19 në Serbi, ndërsa Kroacia ka kryer 82,000 teste. Vetëm testet i kushtojnë Serbisë 50 milion euro, dhe ka 300,000 të tjera, që do të thotë 30 milion euro”.
Aktualisht në Serbi nga 428 mijë të testuar, ka 15,504 raste të konfirmuara, 298 të vdekur me shkallë mortaliteti 1.92%. Në 24 orët e fundit serbët kanë 309 raste të reja me 11 të vdekur ndërsa janë 85 pacientë në ventilator.
Kreu i shtetit serb tha se nëse virusi na torturon kështu gjatë verës, kush e di se çfarë do të ndodhë gjatë vjeshtës ndaj po planifikon një spital të ri deri në 1000 shtretër, për një kujdes intensiv për goditjen tjetër. Vuçiç komentoi edhe takimin Hoti Rama madje deklaroi se mbrëmë, duke parë lajmet për rajonin, ka krijuar përshtypjen se komunizmi ishte sërish pas dere.
“Jam i ngopur me marrëzitë e tyre. Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk negocioj në lidhje me të. Këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë”.
Klan Plus