Vuçiç: S’ka bisedime me Kosovën pa u hequr taksa


Vuçiç: S’ka bisedime me Kosovën pa u hequr taksa

14:38 24/11/2018

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se e gëzojnë bisedimet me Kosovën. Por, kjo tashmë do të ndodh vetëm kur taksa të hiqet plotësisht pasi për Serbinë nuk ka rrugë tjetër. Në darkë vonë ka ftuar ministrat e qeverisë së tij, ka akuzuar Kosovën për keqtrajtimin dhe arrestimin e serbëve. Serbia konsideron se shtete të fuqishme e ndihmojnë Prishtinën, por edhe fajësojnë Beogradin.

“Duke patur parasysh vendosshmërinë e tyre ta shtyjnë deri në fund dhe mungesës së gadishmërisë ndërkombëtare për zgjidhje, ne duhet të bëhemi gati ta ndihmojmë popullin tonë gjatë, gjë që s’do të jetë as e lirë e as e lehtë”.

Vuçiç u premtoi serbëve të Kosovës se asgjë nuk do t’u mungojë. Serbia do të gjejë para për ta ndihmuar popullin e saj. Por, nuk tha se si do t’i furnizojë ata me mallra serbe.

“Serbia nuk do të pranojë këto vendime dhe kushte të reja. Tërhiqni vendimet tuaja jocivilizuese dhe barbare dhe kur ta bëni këtë jemi të gatshëm të flasim për çfarëdo. Por, nuk mund ta pranojmë këtë dhe nuk do të zbuloj metodat se si do ta ndihmojmë popullin serb”.

Serbia do të ngrejë padi kundër Kosovës për mosrespektimin e marrëveshjes CEFTA, kurse një ankesë pritet të bëhet edhe në BE për mos respektimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim.

Tv Klan






Të ngjashme