Vulat e falsifikuara, arrestohet autori (8 Gusht 1999)


Vulat e falsifikuara, arrestohet autori (8 Gusht 1999)

14:49 08/08/1999

Zyrë gjigande falsifikimesh zbulohet në qendër të kryeqytetit. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Rendit ka qënë një befasi arsenali i zbuluar në agjencinë turistike “Drini” që ndodhet përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Janë sekuestruar 28 vula të falsifikuara të Komisariateve të Policisë Tiranë, Vlorë, Durrës , Lezhë, Elbasan dhe vula me mbishkrime në gjuhë të huaja si Stacieni dhe Beograd. U gjetën 317 fletë pasaportash të falsifikuara shqiptare, viza Shengen, pasaporta ndërkombëtare, leje kalimi, çertifikata, patenta e çertifikata jugosllave.

U gjenden dhe pajisje te sofistikuara që realizonin falsifikimin si pajisje për prerje fotografish, makina shkrimi dhe lente zmadhuese. Për këtë mbrëmë në orën 22:00 është arrestuar në flagrancë 40 vjeçari Aljosha Sulaj, administratori i përgjithshëm i kësaj agjencie. Tashmë ai duhet të mbrohet për 5 nene të kodit penal. Nesër në Gjykatën e Tiranës do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së arrestit./tvklan.al






Të ngjashme