Vullkani i Guatemalës, pothuajse 200 të humbur dhe 75 të vdekur
Të paktën 192 njerëz janë zhdukur dhe 75 kanë mbetur të vdekur si rezultat i shpërthimit të vullkanit Fuego në Guatemala të dielën, thonë zyrtarët.
Fshatrat kanë mbetur nën hirin e vullkanit dhe baltë.
Puna për kërkimet u ndërpre kur një shpërthim i ri shkaktoi gaz të nxehtë.
Më shumë se 1,7 milion njerëz janë prekur nga shpërthimi i së dielës, me më shumë se 3,000 të evakuuar.
Shpërthimi i së martës ndodhi në befasi pasi ekspertët thanë se shanset për një shpërthim të dytë reduktoheshin në një të ardhme të afërt.
Eddy Sanchez, kreu i Institutit Kombëtar të Sizmologjisë të Guatemalës, kishte parashikuar se s’do të kishte asnjë shpërthim të menjëhershëm në ditët e ardhshme./tvklan.al