Vullkani kthen fshatrat në varre masive
Hiri i ka zhdukur fshatra të tërë në zonën përreth majës së Vullkanit të Zjarrit në Guatemalë, siç duket edhe në këto pamje.
Bilanci tragjik i viktimave është thelluar në 100. Në listat e personave të zhdukur pas shpërthimit të dytë të së martës ndodhen emrat e rreth 200 personave. Ekipet e emergjencës po kërkojnë në çdo ndërtesë të mbuluar nga llumi e balta ende e nxehtë e përhapur nga vullkani në rajonin e El Rodeos në jugperëndim të vendit. Por e kanë të pamundur të identifikojnë viktimat. Siç përshkruajnë ata, pjesa më e madhe e trupave janë djegur në temperatura deri 400 gradë. Funksionimi jo-efektiv i sistemit të alarmit nga vullkani shihet si një prej shkaktarëve të një numri kaq të lartë të vdekurish. Prej vitit 2002, vullkani në majën e lartë 3700 metra ka keq shumë pak aktiv. Prej të dielës, kur ndodhi shpërthimi i parë autoritetet kanë evakuuar 12 mijë njerëz. Tv Klan