Vunoi do të jetë epiqendra e “South Outdoor Festival”
“South Outdoor Festival”, i cili si objektiv kryesor të bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me atë gjermane, ka promovimin e turizmit dhe thithjen e sa më shumë vizitorëve të huaj në vendin tonë, në edicionin e tij të dytë do të zhvillohet në Vuno.
Ky festival, i cili për tre ditë do ta shndërrojë Vunoin në fundin e Prillit një pikëtakim të turizmit, sportit dhe kulturës, këtë vit do të ketë si prioritet zbulimin për vendasit, si dhe turistët e huaj të trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë.
Është menduar edhe festival i vogël i degustimit të një prej produkteve tradicionale të zonës, vaji i ullirit.
“South Outdoor Festival” synon që përmes këtyre aktiviteteve, që mirëpresin me mijëra vizitorë e turistë dhe vetëm një vit më parë në Pilur solli 3 mijë të tillë, synon që sezoni turistik në Shqipëri të nisë më herët se muajt Maj ose Qershor.
Ky festival është një mundësi e mirë e njohjes së të huajve, jo vetëm me bregdetin, por edhe me fshatrat, kulturën dhe trashëgiminë që ato kanë.
Tv Klan