Wadephul nxit palët për miratimin e Kodit Zgjedhor pa asnjë ndryshim
Johann Wadephul, numri dy i CDU-CSU në Budestagun gjerman, në një reagim të fundit të bërë në Tëitter, apelon që të miratohet pa asnjë ndryshim marrëveshja e arritur mes PS e PD më 5 Qershor për Kodin e ri Zgjedhor.
Wadephul shprehet se ndihet i keqardhur që kjo marrëveshje ende nuk është miratuar, teksa shton se zbatimi i saj është një element kyç për Shqipërinë në rrugën drejt BE.
“Shpreh keqardhje që marrëveshja e 5 Qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensus i partive politike për Reformën Zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj janë kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!”/ tvklan.al
It is regretful that the June 5-th agreement isn’t yet codified. Approval of the cross party consensual electoral reform without any changes, and its implementation is key for Albania’s EU path. I urge all sides, esp. MPs, to finalize this important criteria. Go, #Albania!
— Johann Wadephul (@JoWadephul) July 9, 2020