Wanda Nara pozon me rroba banje në mes të borës
Gruaja e Mario Icardi-t, tërheq vëmendjen e portaleve
“Le të flasin për mua. Keq apo mirë, por le të flasin”. Kjo duket të jetë motoja e jetës së Wanda Nara. Bukuroshja argjentinase pëlqen të japë diçka për t’u folur rreth saj dhe zakonisht ia del. Çdo gjë që bën ose thotë shkakton shumë reagime.
Një shembull i mirë i kësaj është poza e fundit në Instagram. Dhe është pikërisht, ajo që ka dashur bashkëshortja e Mauro Icardi-t të bashkohej me modën e fotografimit të vetes në mes të borës. Por ajo që ka zgjuar kureshtjen e portaleve është se bukuroshja ka zgjedhur të fotografohet me rroba banje.
Përpos shkrimit të cituar nga Nara. Ajo shfaqet me rroba banjo të zeza, xhup puffer dhe çizme après-ski nga marka ‘Louis Vuitton’, në këtë mënyrë e ka mirëpritur modelja Wanda Nara mantelin e parë të dëborës që ka pushtuar Parisin këtë javë.
“Paris -6 gradë, por dielli gjithmonë më gjen”, ka shkruar Nara krahas postimit në të cilin, os ndoshta rastësisht, modelja ka përfituar nga rasti të shpallë firmën e saj të veshjeve?
Apo ndoshta një bashkëpunim me ndonjë firmë të famshme? Ende nuk dihet nëse menaxherja, modelja dhe prezantuesja do të vazhdojë të rrisë perandorinë e saj të biznesit apo, përkundrazi, do të bëhet imazhi i një marke.
Klan News