Washington Post: Melania dhe Donald Trump janë ndarë


Washington Post: Melania dhe Donald Trump janë ndarë

22:53 07/05/2018

Rastet kur Melania Tramp refuzon t’i shtrëngojë dorën bashkëshortit të saj President të Shteteve të Bashkuara në daljet publike, nuk janë të pakta. Por duket se edhe në jetën e tyre familjare, axhendat i kanë të ndara. Prestigjozja Uashington Post ka kryer një investigim për jetën e tyre familjare.

E duke iu referuar burimeve nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, ata shpenzojnë shumë pak kohë së bashku gjatë ditës. Rrallë herë shtrohen për të ngrënë së bashku. Po ashtu kohën e lirë e kalojnë të ndarë.

Në përgjithësi rutina e tyre e përditshme është e ndarë, shkruan Uashington Post. Shpesh ata flenë të ndarë. Donald Tramp e nis ditën në 05:30 të mëngjesit, duke parë lajmet e duke bërë postime në Twitter.

Ndërsa Melania zgjohet më vonë në dhomën e saj të veçantë. Ajo shpenzon më shumë kohë me të birin 12-vjeçar Barron. Si shenjë e ndarjes shihet edhe fakti që Melania dhe i biri hynë në Shtëpinë e Bardhë, 6-muaj pasi Donald Tramp mori zyrtarisht postin e Presientit. Melania nuk ka komentuar akuzat se Tramp ka paguar 130 mijë Dollarë aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels për të heshtur për marrëdhënien e fshehtë mes tyre të 12 viteve më parë.

Tv Klan






Të ngjashme