Western Union, sponsori zyrtar i Kombëtares (8 Mars 2001)
Western Union, shërbimi më i njohur në botë përsa i përket transfertave të parave, nënshkroi sot një marrëveshje të re të rëndësishme, sponsorizimit të lidhur me Federatën Shqiptare të Futbollit. Kështu Western Union bëhet sponsori i parë zyrtar i skuadrës kombëtare dhe si i tillë gëzon të drejtën e publicitetit duke përfshirë reklamat në stadium gjatë ndeshjeve, reklamimin e markës në uniformat e stërvitjes, organizimin e evenimenteve pritëse, takim me lojtarët e trajnerët e skuadrave dhe mundësi të tjera marrëdhëniesh publike dhe marketingut.
Gjithashtu Western Union do të asistojë në zhvillimin afatgjatë të futbollit në Shqipëri duke siguruar uniforma stërvitjeje dhe pajisje për skuadrat e të rinjve. Sponsorizimi përfshin ndeshjet e skuadrës kombëtare të Shqipërisë në grupin e 9-të të UEFA-s për eliminatorët e Kampionatit Botëror 2002 ku përfshihen ndeshjet me Greqinë, Anglinë, Finlandën dhe Gjermaninë. Si dhe Kampionatin Europian të vitit 2004 si dhe shumë ndeshje miqësore./tvklan.al