Willa godet Meksikën
Uragani i fuqishëm Willa goditi brigjet perëndimore të Meksikës. Erërat e fuqishme arritën në 195 kilometër në orë, ndërsa autoritetet e kategorizuan atë në nivelin 3 të rrezikut.
Pavarësisht se konsiderohet si rrezik për jetën e banorëve të zonave që përshkon, deri më tani nuk raportohen viktima nga uragani, përveç dëmeve materiale.
Në fillim të këtij muaji, një tjetër uragan i fuqishëm goditi brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara duke i marrë jetën 27 personave.
Tv Klan