Wuhani shpërfill masat kundër Covid-19
Dëfrime nëpër diskoteka si para pandemisë
Këto momente kur të izoluar nëpër shtëpi ushqenin shpresën tek njëri – tjetri nga ballkoni në ballkon se do arrinin ta mposhtnin koronavirusin që po bënte hatanë, banorët e Wuhanit i harruan shpejt.
Jeta mesa duket i është rikthyer normalitetit sikur pandemia e COVID-19, që shpërtheu pikërisht në qytetin e tyre duke u bërë vatër globale, të mos kishte ndodhur kurrë.
Të rinjtë e Wuhanit as nuk duan t’ja dinë për distancim social e maska dhe kërcejnë e festojnë ngjitur me njëri-tjetrin nëpër diskoteka e pishina pa zbatuar asnjë prej rregullave që ende janë në fuqi.
Zyrtarët lokalë thanë për mediat perëndimore se në provincën Hubei që ka kryeqendër Wuhanin, nuk ka pasur asnjë rast të ri infektimi brenda për brenda që prej mesit të Majit.
Diskotekat ishin bizneset e fundit që u hapën pas heqjes graduale të karantinës 76-ditore në muajin Prill. Autoritetet e Wuhanit po përpiqen t’i japin një hov të ri industrisë së turizmit dhe argëtimit.
Bizneset e kësaj kategorie janë goditur më rëndë nga masat e bllokuese dhe rregullat strikte kundër përhapjes së COVID-19.
Tv Klan