Xhaçka: Çdo zjarrvënie e qëllimshme do të marrë ndëshkimin
Çdo zjarrvënie e qëllimshme do të marrë ndëshkimin nga autoritet. Paralajmërimi u bë nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë ceremonisë ku u ekspozuan pajisjet që forcat e armatosura kanë në dispozicion për të përballuar situatat emergjente sa i parket zjarreve.
Forcat e armatosura kanë rritur kapacitet me 7 herë.
Helikopterët janë pajisur me kova 2500 litroshe të cilat do të shërbejnë për të përballuar më mirë situatat emergjente, nëse Shqipëria do të përballet me një të tillë.
Tv Klan