Xhaçka: Shqipëria, në hartën e vendeve që gjenerojnë dhe ofrojnë siguri
Forcat e Armatosura zhvilluan ditën e mërkurë një ceremoni për 9 – vjetorin e anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. E pranishme ishte dhe ministrJa e Mbrojtes, Olta Xhaçka.
Ministrja Xhaçka, tha se tashmë Shqipëria është në hartën e vendeve që gjenerojnë dhe ofrojnë siguri dhe Forcat e Armatosura përditë e më tepër i përngjajnë homologeve të tyre aleate."Shqipëria mbetet një ndër vendet më të përkushtuara në NATO. Mbi 7 mijë ushtarakë shqiptarë në misionet e NATO-s në vite. Jemi pjesë aktive e çdo operacioni të Aleancës. FA do të vijojnë të jenë pjesë aktive e operacioneve të NATO-s"
, tha ajo. Gjithashtu, Xhaçka tha se Forcat e Armatosura, kanë rritur prestigjin e vetes si një institucion i besueshëm në vend./tvklan.al