Xhaçka: S’ka rajon të stabilizuar, pa integrim të Kosoves


Xhaçka: S’ka rajon të stabilizuar, pa integrim të Kosoves

17:35 19/06/2020

Ministrja e Mbrojtjes takim me homologun kosovar

Rajoni nuk mund të jetë i stabilizuar pa integrimin e Kosovës në strukturat Euro-Atlantike. Deklarata është bërë nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë një takimi me homologun kosovar Anton Quni.

Bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe proceset integruese të Republikës së Kosovës ishin në fokus të  takimit mes dy delegacioneve.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës duke e konsideruar vendin tonë si bashkëpunëtorin më të mirë.

Tv Klan






Të ngjashme