Xhaçka takohet me Kim, çfarë i ka konfirmuar ambasadorja


Xhaçka takohet me Kim, çfarë i ka konfirmuar ambasadorja

16:06 11/01/2021

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është takuar këtë të hënë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka thotë se është konfirmuar mbështetja e SHBA-së, si një prej partnerëve më të mirë të Shqipërisë.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim. Partneriteti strategjik me SHBA mbetet themeli i politikës sonë të jashtme. Kënaqësi që u konfirmua mbështetja e vazhdueshme dhe e zgjeruar, nga një prej miqve dhe partnerëve më të mirë të Shqipërisë”, shkruan ministrja.

Ky është takimi i parë i Xhaçkës me ambasadoren Kim që kur mori detyrën si ministre e Jashtme pas dorëheqjes së Gent Cakajt. /tvklan.al






Të ngjashme