Xhafa: Gjyqtarët e Kushtetueses të hartojnë vendimin final për vettingut


Xhafa: Gjyqtarët e Kushtetueses të hartojnë vendimin final për vettingut

15:30 16/12/2016 https://youtu.be/_UVPz9V71y4

Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi i kërkon Gjykatës Kushtetuese të përmbush detyrimin dhe përgjegjësitë e saj dhe të shprehet për ligjin e vettingut, duke e ndarë interesin e tyre individual nga interesi publik.

Sot Komisioni i Posacëm i Reformës në Drejtësi u njoh me paketën prej 27 projektligjesh që janë pjesë e kësaj reforme, ku të pranishëm ishin dhe anëtarët e opozitës.

Nënkryetari demokratëve Oerd Bylykbashi thotë se vullneti i maxhorancës për zbatimin e reformës në drejtësi duhet ta tregoj duke pranuar kërkesën e tyre për shkarkimin e kryebashkiakutVangjush Dako, i cili ka dal garant në Gjykatën e Apelit të Durrësit për të punësuar Lulzim Berishën në bashkinë që i drejton, pas lirimit me kusht.

Në mbledhje e Komisionit të Reformës është marre vendimi për t’i kërkuar kuvendit që paketa me 27 projektligje të diskutohet nga komisioni Parlamentar i Ligjeve./ T KLAN






Të ngjashme