Xhafaj krahason rezultatet me Bashën
Akuzave të Lulzim Bashës se mungesa e rendit duhet shpallur emergjencë kombetare dhe se institucionet e ligjit janë shpartalluar, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj iu përgjigj duke krahasur numrin e vrasjeve, plagosjeve dhe të aksidenteve ne dy vitet e fundit me kohën kur qeveriste Partia Demokratike.
Xhafaj publikoi disa grafikë dhe shifra për të treguar se ngjarjet kriminale janë pakësuar vitet e fundit.
Përveç këtyre imazheve, Fatmir Xhafaj shpërndau edhe një shkrim të portaleve ku ishin përmbledhur ngjarjet kryesore kriminale nga viti 2005 deri në vitin 2013.
Tv Klan