Xhafaj kthehet i motivuar nga SHBA: Luftë krimit dhe korrupsionit, sekuestrim të pasurive


Xhafaj kthehet i motivuar nga SHBA: Luftë krimit dhe korrupsionit, sekuestrim të pasurive

16:44 25/03/2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është kthyer i motivuar në Shqipëri pas vizitës 3-ditore në SHBA, ku pati një axhendë e ngjeshur takimesh në Kongres, DASH, Departamentin e Drejtësisë, FBI, dhe DEA.

“Sot akoma më shumë, të motivuar për të ecur në rrugën e nisur. Të motivuar për të ecur përpara, për të ndëshkuar me Forcën e Ligjit krimin e organizuar e korrupsionin, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre të paligjshme! Hap pas hapi për rezultate konkrete. Në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve”, shkroi Xhafaj në Twitter.

Ministri tha se Bisedimet ishin shumë rezultateve.

“Të inkurajuar nga vlerësimet tejet pozitive për çfarë jemi duke bërë, bashkëpunimin e ofruar dhe besimin e dhënë për të vazhduar së bashku në këtë rrugë. Mirënjohje miqve e partnerëve tanë amerikane për mbështetjen e veçantë!”

Xhafaj tha se mbështetja e partnerëve në këtë projekt, është garanci edhe për suksesin e BKH e SPAK në të ardhmen e afërt.

/tvklan.al






Të ngjashme