Xhafaj me drejtuesit e Policisë Vlorë: Të parandalohen ngjarjet kriminale


Xhafaj me drejtuesit e Policisë Vlorë: Të parandalohen ngjarjet kriminale

16:52 05/08/2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës. Në takimin mes tyre, Xhafaj dhe vartësit diskutuan për marrjen e masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për goditjen e grupeve aktive në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Ministri i Brendshëm inspektoi punën edhe në Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të sezonit veror. Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur radhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. /

tvklan.al






Të ngjashme