Xhafaj, në konferencën e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor me BE
“Marrëveshjen ndërmjet Vendeve Anëtare të Konventës së Bashkëpunimit Policor të Evropës Juglindore për Shkëmbimin e të dhënave të ADN-së, Daktiloskopike dhe Regjistrimit të Automjeteve dhe marrëveshjes së saj zbatuese”
. Ajo bazohet tërësisht në Konventën e Prümit, mbi shkëmbimin e informacioneve për çështje të sigurisë mes vendeve të BE-së, e cila është pjesë e legjislacionit evropian. Në fjalën e mbajtur në konferencë Ministri Xhafaj, ndër të tjera theksoi se“Konferenca është rasti i përsosur për të firmosur marrëveshjen mbi shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, atyre daktiloskopike, të dhënave të regjistrimit të automjeteve, si dhe marrëveshjen zbatuese që e ndjek. Një impenjim i tillë nga ana e vendeve tona përkatëse shpreh vullnetin tonë të përbashkët për të bashkëpunuar ngushtë në fushën e sigurisë dhe drejtësisë penale”.
Duke folur mbi problemet që ndeshin sot vendet e BE-së dhe ato aspiruese për në BE, z.Xhafaj nënvizoi si sfida terrorizmin, emigracionin e jashtëligjshëm dhe kriminalitetin. Ministri tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes agjencive ligj zbatuese për t’u përballur dhe luftuar këto fenomene.“Ministria e Brendshme shqiptare ka propozuar ngritjen e një Qendre Rajonale të Bashkëpunimit Policor, me pjesëmarrjen e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi mes nesh ka nevojë për përmirësim dhe përditësim të vazhdueshëm, ndaj nisma për një qendër të tillë ka marrë dhe mbështetjen e plotë dhe publike të Komisionerit Avramopulos,
” nënvizoi Ministri Xhafaj. Ai më tej falënderoi qeverinë austriake dhe atë gjermane për asistencën teknike e sidomos asistencën logjistike dhe ekspertizën e dhënë nga Policia Federale gjermane për Policinë e Shtetit. Z.Xhafaj tha gjithashtu se ka pasur premtime edhe nga vende të tjera por që pritet të realizohen. Ministri i Brendshëm ftoi pjesëmarrësit në Konferencë për takimin e ardhshëm, që do të mbahet në Tiranë në datat 4 dhe 5 tetor 2018./tvklan.al