Xhafaj nuk komenton vrasjen në ish-bllok
Edhe pse ngjarja që tronditi Tiranën mbrëmjen e së enjtes ndodhi vetëm pak metra larg Pallatit të Kongrese ku po zhvillohej Ministeriali mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk ka dashur ta komentojë ngjarjen në ish-Bllok ku një person u vra dhe dy u plagosën.
Por, ministri i Brendshëm ka paralajmëruar se në javët e ardhshme do të goditen grupe të tjera kriminale në kuadër të operacionit Forca e Ligjit.
“Shqipëria, rajoni dhe çështjet që po flasim janë shumë më tepër se një kriminel, apo një grup i tillë me të cilin jemi futur në një luftë pa kompromis. Javët në fillim do të shihni disa goditje grupesh kriminale në përfundim të hetimeve të zhvilluar në territorin e Shqipërisë apo në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”.
10 ditë më parë autoritet shqiptare në bashkëpunim me ato holandeze arrestuar 11 persona të grupit “Bajri” i cili ushtronte aktivitetin ne Shkodër dhe Holandë.
Tv Klan