Xhafaj reagon për deklaratat e Llallës për kanabisin
“
Edhe mënyra e administrimit të provave materiale mbetet shqetësim. Ka mospërfshirje të prokurorëve në mënyrën se si sekuestrohen e asgjësohen lëndët narkotike. Droga e sekuestruar nuk po asgjësohet sipas ligjit
.” Kjo deklaratë e Prokurorit të Përgjithshëm e ka bërë të reagoje Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një letër drejtuar kreut të prokurorisë së përgjithshme, ministri evidenton se një shqetësim i tillë nuk i është thënë atij në takimin e përbashkët dhe nuk përmendet as në raportin e paraqitur nga kryeprokurori në parlament. “Ky fakt nëse mbetet i provueshëm dhe i vërtetë, së pari më bën përshtypje se përse nuk u diskutua në takimin e përbashkët e nuk gjen asnjë gjurmë të ndonjë komunikimi zyrtar të mëparshëm mes dy Institucioneve! Gjithsesi, për të qenë sa më korrekt në këtë reagim i’u referova edhe dy raporteve tuaja për gjendjen e kriminalitetit, të paraqitura në vitin 2016 dhe në fillim të këtij viti në Kuvendin e Shqipërisë dhe në të gjitha faqet e atyre raporteve, që shpjegojnë shumë detaje, nuk gjendet asnjë rresht i vetëm lidhur me këtë akuzë të artikuluar publikisht nga Ju disa ditë pasi keni paraqitur raportin tuaj në Kuvend
!!!” Ministri i Brendshëm shprehet se një deklarate e tillë cenon frymën e besimit dhe bashkëpunimit. Nga ana tjetër i kujton prokurorit te përgjithshëm se ndryshimet kushtetuese do t’i mbajnë prokuroret jashtë interesave politike te ditës. Unë besoj fort se prokurorët e ndershëm në radhët e prokurorisë, në reflektim edhe të frymës së ndryshimeve të reja kushtetuese do të jenë të pandikuar nga emocionet dhe interesat e politikës së ditës. Ministri shpjegon se prezenca e prokurorit në rastet e asgjësimit të lëndëve narkotike është e dokumentuar me nënshkrim dhe e fton kryeprokurorin qe te hetoje ne radhët e policisë dhe prokurorisë, pasi një shkelje e tillë nuk është vetëm administrative. Ai thotë se pret nga kreu i organit qendror te akuzës që krahas informacionit zyrtar që disponon të përmbushë detyrën proceduese penale, ndaj secilit individ që i provohet shkelja. Tv Klan