Xhaferi: Ligji për gjuhët do të publikohet në Fletoren Zyrtare pa nënshkrimin e Ivanovit
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, mbrëmjen e së enjtes tha në TV Telma ka deklaruar se ligji për gjuhët do të hyjë në fuqi edhe pse nuk e dekreton presidenti Gjorge Ivanov.
“Ligji do të shpallet pa nënshkrim të presidentit, pasi që ai refuzon, ndërkaq Kushtetuta ka dispozitë përkatëse me çka i obligon bartësit e funksioneve që ta respektojnë Kushtetutën dhe të mos i pengojnë institucionet tjera të punojnë. Presidenti për atë një ditë do të japë përgjegjësi. Ligjit do të publikohet në gazetën zyrtare me arsyetimin se presidenti refuzon që ta respektojë Kushtetutën dhe ta nënshkruajë ligjin”,
tha Xhaferi.
I pyetur se kur do ta dërgojë ligjin në Fletoren Zyrtare, Xhaferi tha se ai është vendim i tij.
/tvklan.al