Xhaka do të jetë gati ndaj Zvicrës
Kombëtarja po përqendrohet çdo ditë më shumë te taktika në përgatitjet para finaleve të Europianit. Jo të gjithë lojtarët janë në formë optimale. Amir Abrashi ka ardhur me probleme në grumbullim, por po riaftësohet dhe kjo u vu re edhe në kontrollin e fundit. Taulant Xhaka po e kalon dëmtimin dhe beson se do të jetë në fushë në takimin me Zvicrën.
Taulant Xhaka, Futbollist i Kombëtares: “
Gjendja ime fizike është mirë edhe pse nuk jam 100% në formë, por besoj se do të luaj ndaj Zvicës. Emocione kam se luaj kundër vëllait tim, por kështu ishte përcaktuar.”
Një fitore me përfaqësuesen zvicerane do të ishte tepër e rëndësishme edhe për Odise Roshin.
Odise Roshi , Futbollist i Kombëtares: “
Po të marrim 3 pikët me Zvicrën besoj se do ta kalojmë grupin.”
Pas stërvitjes të paradites së ditës së premte është larguar nga grumbullimi Ledian Memushaj, i cili do të jetë luaj për ekipin e tij Pescara që merr pjesë në play off për ngjitjen në Serie A.
Tv Klan