Xhaka e Sadiku urojnë festat


Xhaka e Sadiku urojnë festat

17:40 22/12/2017

Taulant Xhakën e njohim në fushën e lojës më së shumti për karakterin e tij të fortë, nga një herë edhe të ashpër. Por mesa duket Krishtlindja e ka zbutur mesfushorin e Bazelit.

Taulant Xhaka u intonua në notat e “Last Cristmas”. Ekipi i Basel është në metronë e qytetit ku ndizet atmosfera e festave.

Armando Sadiku edhe pse nuk e ka mësuar mirë gjuhën polake është në radhë të parë në korrin e Legia Varshavës. Sulmuesi shqiptar duket se e shijon shumë, veçanërisht refrenin.

Sulmuesi i Kombëtares u përfshi aq shumë sa gati nisi të kërcejë. Në fund i mungoi koreografia e zakonshme pas shënimit të golit.

Tv Klan






Të ngjashme