Xhakat urojnë kualifikimin për të dy


Xhakat urojnë kualifikimin për të dy

18:23 11/06/2016

Vëllezërit Xhaka tërhoqën vëmendjen e të gjithëve në takimin Shqipëri – Zvicër. Taulanti dhe Graniti ishin të dy në fushë dhe luajtën një ndeshje plot emocione. Në fund Graniti fitoi sfidën, por kishte edhe një mesazh për Shqipërinë.

Granit Xhaka – Futbollist i Zvicrës:

Ishte një ndeshje me shumë emocione si për mua ashtu edhe për Taulantin. Është folur shumë përpara ndeshjes, por e rëndësishme ishte që dhamë maksimumin për ekipet tona. Shpresoj që edhe Shqipëria do të kualifikohet.

Taulanti i cili u zëvendësua gjatë pjesës së dytë nga De Biasi ka besim se të dy përfaqësueset do të kalojnë në turin tjetër.

Taulant Xhaka – Futbollist i Shqipërisë: 

Zvicra dhe ne do të shkojmë në raundin tjetër. Graniti jep maksimumin për Zvicrën, unë për Shqipërinë.

Në fushë prej minutës së parë ishin edhe Behrami, Xhemaili, Mehmedi dhe Shaqiri.

Tv Klan






Të ngjashme