Xhamia më “pranë” Allahut 


Xhamia më “pranë” Allahut 

09:50 30/07/2018

Për besimtarët myslimanë vend të shenjtë më afër Zotit nuk ka. Ndodhet në 3200 metra lartësi mbi nivelin e Detit të Zi në qytetin e Trabzonit në Turqi. Xhamia është e ndërtuar në majën e një mali, në një nga zonat më të gjelbëruara të zonës.

Vendi i shenjtë tërheq besimtarët, por edhe të apasionuarit pas natyrës, të cilët i bën të përjetojnë një atmosferë unike me mjegull të krijuar nga retë. Shumë njerëz vijnë këtu për të medituar duke ikur nga zhurma e qytetit dhe përditshmëria monotone.

Pas ngjitjes në këtë lartësi, vizitorët mund të falin namazin dhe më pas mund të shkruajnë përshtypjet e tyre në një fletore të vendosur brenda xhamisë.

Klan Plus






Të ngjashme