“Xhano tregon për Xhanon”


“Xhano tregon për Xhanon”

15:53 21/12/2017

Arsyeja që emrat e njohur të kinemasë shqiptare janë mbledhur në këtë mbrëmje është Xhanfize Keko. Pas një punë 3-vjeçare aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj kthen në ekranin e madh regjisoren e parë dhe deri më tani të pakonkurrueshme të filmave për fëmijë. Është “Koha e Pelikulës”, është koha për të rrëfyer udhën e Xhanfize Kekos, 10 vite pas ikjes së saj.

Mevlan Shanaj, Regjisor i “Koha e Pelikulës” tha se

“Pasi kërkuam dhe si të thuash erdhëm vërdallë u gjet çelësi, Xhanfize Keko të tregonte Xhanfize Kekon dhe jo ta tregonte autori, gazetari, e lamë nga përzgjedhja e rrëfimeve të saja duke qëndruar në vite. Dhe na erdhi një Xhano që tregon për Xhanon”.

Pa bujë Xhanfize Keko skaliti në kujtesë pelikulat e para dhe të fundit për fëmijë. “Beni ecën vetë”, “Taulanti kërkon një motër”, “Kur xhirohej një film” apo “Tomka dhe shokët e tij”, janë katër nga 12 prodhimet për të cilat kritika dhe kineastë italianë, francezë, amerikanë dhe izraelit thonë sa keq që bota po e zbulon tani regjisoren shqiptare.

“Filmi i Xhanfize Kekos ka një shikim vertikal të shoqërisë, duken për fëmijë, por janë për të gjithë ne të rriturit, për të parë se si mendojnë fëmijët. Kjo shtrirje e gjerë që është e përjetshme, jeta dhe familja, do të mbeten gjithnjë aktuale. Xhanua ka ditur ta shohë jetën jo me zhurmë por me vërtetësi. Si regjisore ishte e pabujshme”, tha Shanaj.

Krijimtarinë e gruas që nuk mbushi me fëmijë vetëm sallat e kinemave të asaj kohe, por ndikoi edhe në marrëdhëniet prindër –fëmijë, Mevlan Shanaj e vendos.

“Në majë…”

Tv Klan






Të ngjashme