Xhavit Çuri, nëndrejtori i tatimeve – (9 Shkurt 2000)


Xhavit Çuri, nëndrejtori i tatimeve – (9 Shkurt 2000)

12:16 09/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon të dhënat e para të muajit Shkurt që tregojn rezutate shumë të mira. Sipas nëndrejtorit të përgjithshëm Xhavit Çuri, kjo është rezultat i politikave fiskale të ndjekura deri tani. Gjithashtu nëndrejtori Çuri shprehet se kanë synuar të krijojnë kushte të barabarta për biznesin.

Xhavit Çuri, nëndrejtori i tatimeve:- “Një pjesë e mirë e rezultateve që kemi arritur këto dy vitet e fundit i dedikohet faktit që ne kemi një paketë fiskale të kompletuar. Premtuese janë të dhënat për muajin Shkurt. Ecurin e këtyre ditëve e kemi të mirë dhe muaji shkurt është i garantuar se do të realizohen prapë objektivat”.  

Përveç kësaj drejtoria e tatimeve sipas nendrejtori Çuri ka synuar te krijojne kushte te barabarta dhe të favorshme per biznesin e rregullt dhe korrekt.

Xhavit Çuri, nëndrejtori i tatimeve:- “Ne mundohemi të jemi të kujdesshëm në biznese dhe kontrollet tona të jenë të tilla, që të mos prishim konkurencën në treg, që të mos favorizojnë një grup tatim paguesish dhe të penalizojnë një grup tjetër, por ato të jenë sa më të paanshme në mënyrë që të mos prishin ambjentin e përgjithshëm ekonomik”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme