Xhaxhai vrau nipin, policia gjen armën e krimit


Xhaxhai vrau nipin, policia gjen armën e krimit

11:21 15/03/2020

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Halil të Krujës, pasi xhaxhai vrau nipin me armë zjarri. Autor i kësaj ngjarje të rëndë është 59-vjeçari Shkëlqim Halili, ndërsa viktimë 41-vjeçari R. Halili.

Autori i ngjarjes së rëndë u arrestua një orë pas vrasjes pasi ndaj tij u vunë në kërkim uniformat blu. Ai u rrethua në vendin ku po fshihej ndërsa akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Paraprakisht dyshohet se xhaxhai e vrau nipin për motive të dobëta.

Ndërkohë gjatë natës dhe gjatë paradites së sotme ka vijuar kontrolli për të gjetur armën që Halili përdori.

Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjetja në terren e armës së krimit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës./tvklan.al






Të ngjashme