Xhaxhiu i nxjerr “sekretet” bashkëshortes
Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte çifti i njohur i medias, Laura dhe Rezear Xhaxhiu. Laura është e vetmja Face Yoga Coach në Shqipëri. Ajo ka përgatitur programe, por dhe trajnime për të stimuluar 57 muskujt, të cilat mbajnë të gjitha pjesët e fytyrës tonë.
Prej më shumë se 30 vitesh është e martuar me gazetarin, Rezear Xhaxhiu dhe kanë një vajzë që jeton në Paris, Loris.
Laura Xhaxhiu u shpreh se kjo periudhë për të ka ndikuar pozitivisht sepse i ka dhënë mundësinë të merret më shumë më biznesin e Face Yoga dhe përpiqet ta shohë sa më pozitivisht këtë situatë. Por bashkëshorti i saj, Rezear nuk është dakord, pasi sipas tij kjo situatë ka prishur ekulibrat me jetën e përditshme.
Laura Xhaxhiu: Mundohem ta kaloj këtë periudhë sikur s’ka ndodhur gjë, pavarësisht se hija e tensionit dhe stresi na vërtitet të gjithëve. Por dua të them që fakti që jemi me njerëzit e shtëpisë, fakti që jemi me njerëzit e dashur dhe që s’na mungon asgjë brenda, jemi shumë mirë.
Rezear Xhaxhiu: Nuk jam shumë dakord, me këtë rozën që po e ngjyen Laura këtë historinë sepse për hir të së vërtetës na ka prishur shumë ekulibra. Na ka prishur ekulibra personale, të raportit me jetën e perditshme por edhe të raporteve të tjetra.
Laura Xhaxhiu: Nuk ishte rozë, nuk ishte ngjyrë kjo e imja. Shiko një sekondë, kjo gjëja ime ishte ta shikosh gjënë në mënyrë pozitive.
Rezear Xhaxhiu: Mirë dakord po…
Laura Xhaxhiu: Thjesht kaq!
Rudina Magjistari: Një yogiste e vërtetë!
Rezear Xhaxhiu: Tregoj ca sekrete tani!
Laura Xhaxhiu: Sekretet e mia?
Rezear Xhaxhiu: Sepse gjithë kohës ka ndezur gjithë motorët dhe shyqyr që jam thotë 24 orë në shtëpi, për të rikuperuar kohën e kaluar që e ndante midis zyrës dhe aktiviteteve.
Laura Xhaxhiu: Me thënë të drejtën, mua perosnalisht nga njëra anë më ka ardhur mbarë sepse me dy aktivitete që kam unë dhe të punosh çdo ditë në zyrë nga 8 orë dhe të vazhdosh të punosh për një biznes privat gjatë ditës, nuk të dalin 24 orë. Kështu që për shkak të një pjesë të madhe të aktiviteteve të stopuara, i bie që tani që jam në shtëpi, punoj me kapacitet të plotë për gjithë pjesën e biznesit të Face Yoga. Ka shumë punë për të bërë, ka shumë punë parapërgatitore./tvklan.al