Xhelal Mziu bën lëvizjen e parë: Donald Trump “Qytetar Nderi” në Kamëz


Xhelal Mziu bën lëvizjen e parë: Donald Trump “Qytetar Nderi” në Kamëz

19:00 23/11/2016

Ende pa u futur në Shtëpinë e Bardhë, si president i SHBA, kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu e ka bërë lëvizjen e parë. Bashkia Kamëz i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” Donald Trump-it.

Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, këshilltarët votuan në mënyrë unanime projektvendimin në të cilin propozohej shpallja “Qytetar Nderi” të Presidentit amerikan Donald Trump, me motivacion: “

Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne

”.

Ja cilat janë disa nga arsyet, për të cilat, Bashkia e drejtuar nga Xhelal Mziu ka marrë këtë vendim:

Ai është konservativ në çështjet e ekonomisë, politikës së jashtme, harmonisë fetare.

– Ai mund të administrojë ekonominë, duke e përmirësuar atë me krijimin e vendeve të reja të punës.

– Nuk do të ndalojë së pushuari duke kërkuar vëmendjen e publikut duke komunikuar me ta.

– Nga të gjithë kandidatët e tjerë, Donald Trump është i vetmi President që gëzon respektin e botës duke pasur një përvojë të mjaftueshme në fushën e ekonomisë duke hequr dorë nga paga e tij si President për ta venë në dispozicion të njerëzve në nevojë.

/tvklan.al






Të ngjashme